Sot është miratuar plani për të evakuuar banorët e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit. Frika nga pushtimi rus po shtohet dita ditës më shumë, me disa media që thonë se Putin do sulmojë javën që vjen.Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klichko tha se autoritetet e kryeqytetit ukrainas kanë miratuar një plan evakuimi në rast të një pushtimi nga Rusia.
“Shërbimet e qytetit po punojnë tashmë për të parandaluar një situatë emergjente të natyrës ushtarake, përcjell albinfo.ch. Përpjekjet tona janë të drejtuara në parandalimin ose tejkalimin e provokimeve të mundshme dhe përballimin e një sulmi ushtarak.
Ne veprojmë në përputhje me një plan të qartë”, thuhet në njoftim.Shqetësimet për përgatitjet e supozuara të Moskës për një pushtim të Ukrainës janë shprehur së fundmi në Perëndim dhe në Kiev, shkruajnë mediat e huaja.Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i cilësoi këto deklarata si një përshkallëzim të zbrazët dhe të pabazë të tensionit, duke theksuar se Rusia nuk përbënte asnjë kërcënim për askënd.