Miratohet propozimi i Festa Shabanit që fëmijët me kushte të rënda sociale të vijonë edukimin e hershëm dhe parashkollor pa pagesë në institucionet publiko-private.
Padyshim se pjesa me e rendesishme e nje shoqerie jane femijet andaj une gezohe tejmase qe ne sot kemi perpara strategjine dhe planin e veprimit per femije dhe rregulloren nr 09/2018 per realizimin e te drejtave te tyre pra femijeve.
Paraprakisht mua me interesojne disa detaje rreth kesaj strategjie dhe rregulloreje
Kush kane qene personat qe kane kontribuar ne kete strategji dhe rregullore, a jane te fushave te duhura dhe te caktuara
A jane mbajt degjime publike per kete rregullore psh me keshillet e nxeneseve, asamblene komunale te femijve, organizatat e ndryshme nderkombetare qe kane fokus femijet dhe si eshte e mundur qe edhe ne strategjine nacionale dhe planin e veprimit per femije vazhdon diskriminimi ndaj femijeve me kushte te renda sociale, duke mos ofruar nene dhe rregullore konkrete per kete kategori, rikujtoj se Konventa e Kombeve te Bashkuara per te drejtat e femijes njeh te drejten e cdo femije ne arsim, neni 28 dhe 29 kerkon nga te gjitha shtetet qe ta njohin kete.
Edukimi parashkollor eshte thelbi apo baza e edukimit te nje individi. Besoj ne ate qe sa me heret te investosh eshte me pak e kushtueshme dhe shume me efikase mirepo po shihet qe diskriminimet ne arsim ndodhin ne forma te ndyshme ne politike dhe ne ligje andaj kerkoj ndihmen dhe mbeshtetjen tuaj qe kesaj rregulloreje te ju shtohet dhe kjo pike
Obligohen institucionet parashkollore publike dhe private qe te ofrojne mundesine ne qasjen ne edukim te hershem dhe ate parashkollor per femijeve me kushte te renda sociale.
Kur them te renda e kam fjalen per familje qe nuk kane as edhe nje buke ne dite e qe femijet tere diten jane te mbyllur ne shtepi e kersasin zoret per ushqim, po keta femije vuajne sepse jane thelle te mbyllur ne vete, nuk kane shok ose shoqe por me e rendeishmja eshte edukimi qe marrin ata nga rrethi se ku rriten e qendrojne gjate tere kohes
Une jam shume e sigurt dhe fuqishem besoj qe kjo eshte lehte e realizueshme bashkepunim me Qendren per pune dhe mireqenie sociale, drejtorine e arsimit dhe insitucionet parashkollore private qe veprojne ne qytetin tone.
Festa Shabani
PSD