Me 64 vota pro një abstenim dhe asnjë kundër Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot draft rezolutën për shtesat për fëmijë.
Draft rezoluta e propozuar nga deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, e përkrahur edhe nga 7 deputetë të tjerë u miratua në Kuvend si pikë e parë e rendit të ditës.