Analisti, Ilir Mirena ka komentuar zhvillimet e mbrëmshme në futboll, ku kombëtarja e Shqipërisë shënoi fitore ndaj Çekisë me rezultat 3-0.
Mirena foli për performancën jo të mirë të Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Ai tha se pa ikur nga skena publike kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, nuk do të ketë progres as në Kosovë, as në futbollin kosovar.
“Pa ike prej skenes publike dy a’jat, prej politikes Albin Kurti e prej FFK’se Agim Ademi, as Kosova e as futbolli yne kurre hajr s’kane me pa“, ka shkruar Mirena në Facebook.