Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Nations League, të cilat do të zhvillohen në tetor.
Shqipëria do të përballet fillimisht me Çekinë dhe më pas me Gjeorgjinë.
Një nga emrat më të spikatur në këtë listë është sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku, i cili pritet të japë maksimumin në këto sfida të rëndësishme për ekipin kombëtar.
Daku, me përvojën dhe aftësitë e tij, shihet si një aset i vlefshëm për përforcimin e repartit të sulmit.