Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku ia ka dhuruar fanellën Shukrije Ramadanit, bashkëshortes së dëshmorit, Agim Ramadani, e cila përmes një postimi në profilin e saj ka bërë me dije për takimin që ka pas me futbollistin Daku.
“Takim i këndshëm me Mirlind Dakun dhe sportistët që na bëjnë krenarë. Në kombëtare nuk ka kufij ,aty kemi Shqipërinë etnike. Ju lumtë djema, ju priftë e mbara e suksesi!”, ka shkruar në profilin e saj Shukrije Ramadani.