Edhe sulmuesi Mirlind Daku, i është përgjigjur thirrjes për zbardhjen e vrasjes së Engjëll Smërqakut, shkruan Sheshi.info
Engjëll Smërqaku është vrarë përpara banesës së tij në 23 tetorin e vitit 2020. Kur ka kaluar më shumë se një vit, vrasja e tij akoma nuk është zbardhur. Pikërisht për këtë arsyej të shtunën familja Smërqaku dhe tifozët “Skifterat” protestuan para komunës së Gjilanit për zbardhjen e drejtësisë së Smërqakut.
Daku me anë të një njoftimi ka kërkuar drejtësi për vrasjen e Engjëllit, ai ka kërkuar që të gjetët vrasësi dhe të marrë denimin e merituar.
“Derisa drejtësia të mos funksionoj, derisa vdekjet e shumë të rinjve të ikin dhe të mos dihen as edhe motivet e asaj ikje, është shumë shumë shumë për të ardhur keq. Leni votat, leni karrikat po mundohuni që popullit t’i jepni shpresë dhe motiv me vazhdu jetën në Kosovën e dashur. Shpresoj që sa me shpejtë të gjindet autori dhe të vuaj dënimin me të madh të mundshëm”, tha Daku.