Mirlind Daku ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, rreth ngjarjeve të fundit, që përfshinin edhe emrin e tij.
Futbollisti gjilans ka kërkuar falje rreth sharjeve që ka bërë pas ndeshjes Kroaci – Shqipëri, duke theksuar se ka qenë nën afekt të ndeshjes.
Statusi i plotë:
Përshëndetje të gjithëve
Së pari dua të jem falenderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024.
Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi”.
Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona.
Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar.
Me respekt,
Mirlind Daku.