Sulmuesi i Llapit, Mirlind Daku i ftuar sot në emisonin ‘Arena Sportive’, ka folur lidhur me dy skuadrat e qytetit të lindjës së tij, Dritën dhe Gjilanin.
Daku nisi karrierën në KF Gjilani. Luajti deri në grupmoshën e kadetëve për të kaluar më pas te rivalja Drita. Në Dritë luajti deri sa u inkuadrua në ekipin e parë, por pa e angazhuar shumë.
“Sa kam qenë me kategori të reja, e kam shijuar derbin e qytetit të Gjilanit, por jo edhe me ekipin e parë. Nuk më është dhënë rasti asnjëherë. Dëshira ka ekzistuar, por më kanë injoruar shumë. Të dyja skuadrat më kanë injoruar
Daku ka theksuar se është injoruar nga ato si shumë shokë të tij, që sot punojnë edhe si kamarier.
“Së pari dua ti falenderoj si klubin e Hajvalisë por edhe të Llapit që ma kanë dhënë besimin dhe fal tyre jam këtu. Mbështetje nga dy skuadrat e qytetit të Gjilanit nuk kam pasur as unë e as shumë shokë që tashmë punon si kamarier. Dhe duke marr parasysh se kam pasur shumë shokë e të cilët tashmë sjan askund, kjo po i bie që Drita e Gjilani po i injorojn talentët”, është shprehur Daku.