Skuadra e SC Gjilanit po vazhdon fazën përgatitore në Turqi, ku po përgatitet për sezonin pranveror në Superligën e Kosovës.
Në kampin gjilanas, sot pati një mysafir special, futbollistin e Rubin Kazanit, Mirlind Daku, i cili vizitoi shokët e tij të dikurshëm të ekipit. Ndër ta, Daku takoi edhe mikun e tij të fëmijërisë, Edison Kqiku, kapitenin aktual të SC Gjilanit.
Gjithashtu, sot skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu zhvilloi një ndeshje miqësore, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.