Policia e Kosovës, në dy raste të ndryshme në Gjilan ka kapur në flagrancë gjashtë persona të dyshuar për veprën penale “Kontrabandim me mallra”, të cilët përkundër tentativës për t’iu shmangur ndalimit policor janë ndaluar së bashku me mallin e kontrabanduar.
Në rastin e parë policia ka gjetur mish i bluar, barna, pije alkoolike, pula, lepuj dhe zogj (pëllumba).
Derisa në rastin e dytë ka kapur një person i cili po vëzhgonte rrugën teksa pas tij me traktor me rimorkio ishte i dyshuari mashkull kishte të ngarkuar mallra si: pije alkoolike (birra) , pesticide të ndryshme, karrige të çmontuara, mjete piroteknike, alkool, verë të kuqe dhe verë të bardhë.
“Fillimisht njësia e task forcës bazuar në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente ka identifikuar një traktor me rimorkio të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ku në të janë gjetur mallra si: mish i bluar, barna, pije alkoolike, pula, lepuj dhe zogj (pëllumba)”.
“Ndërsa në rastin e dytë është kapur një person i cili po vëzhgonte rrugën teksa pas tij me traktor me rimorkio ishte i dyshuari mashkull kosovar i cili poashtu kishte të ngarkuar mallra s: pije alkoolike (birra) , pesticide të ndryshme, karrige të çmontuara, mjete piroteknike, alkool, verë të kuqe dhe verë të bardhë’’, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit gjashtë personat e përfshirë në të dyja rastet është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor për numërim dhe vlerësim të mallit nga ana e Doganës së Kosovës.