Shpeshherë konsumatorët hasin në produkte me afat të skaduar e që vazhdojnë të qëndrojnë në raftet e dyqaneve të ndryshme ushqimore.
Një të tillë e kanë hasur edhe disa qytetarë në rrjetin e dyqaneve ETC, përkatësisht mish të prishur.
Një faqe në rrjeti social Facebook e ka shpërndarë fotografinë duke kërkuar që e njëjta të shpërndahet sa më shumë në mënyrë që të parandalohet shitja e këtyre produkteve me afat të skaduar dhe të prishur.