Profesori i Ekonomisë, Shkumbin Misini, tha se për shkak të importit të lartë e për shkak të varfërisë që e kemi, vendi ka nevojë për kompani prodhuese. Ai ngriti alarmin se edhe qytetarët me bagazh profesional janë duke dashtë me u largu nga vendi për shkak të mosperspektivës. Profesori tha se politikat aktuale po varfërojnë qytetarët.
Ai tha se “politikat qeveritare vetëm po e varfërojnë qytetarin dhe po e shtyjnë qytetarin me u largu nga vendi”.
“Vetëm në vitin 2024 nga Komisioni Europian ka dalë raporti, kërkesa për azil në BE është rritë për 108%. Po i shtyjnë qytetarët me u largu nga vendi”, tha Misini në Pressing, transmeton Express.
“Kemi rritje të importit nga viti 2020-2024 për 94%, nuk mundem me kuptu ose po dal publikisht po ju them që ato diploma të ekonomistëve që janë nëpër qeveri e këshilltarë le ti shqyejnë se nuk e kanë as bazën elementare të Ekonomisë”, tha Misini.