Shkruan: Besnik Bislimi
Shkruan: Besnik Bislimi – Specialist i Masazhit Mjekësor
Idenë për këtë shkrim e kam si inspirim nga doktori amerikan Stephen Barrett që i dedikon shkrimet e tij terapistëve joserioz dhe miteve që kanë shpërndarë në mesin e klientëve respektivisht pacientëve.
1. ” Mua si terapeut më vizitojnë më shumë pacient se kolegët e mi , doemos unë jam trajtues më i mirë se ta”
Përvoja është padyshim e rëndësishme por ka shumë faktorë që ndikojnë se cilët lloj të pacientëve i takon gjatë rrugëtimit profesional , në këtë rast këto ndikojnë se çfarë përvojë një terapist fiton.
Përshembull , një kirurg ortopedik i specializuar në lëndimet e kurrizit mund të takojë një lloj specifik të pacientëve sesa një Terapeut Manual që takon dhe trajton pacientë me çrregullime të natyrave të ndryshme shëndetësore.
Një terapeut i qendrave të relaksit sipas shifrave takon më shumë klientë sesa një Fizioterapeut , por një Fizioterapeut punon me rehabilitimin e përgjithshëm kurse terapisti i qendrave të relaksit ka eventualisht me tepër njohuri për masazhën relaksuese.
Por tek e fundit dhe jo më pak e rëndësishme, niveli teorik i njohurisë së terapistit është i rëndësishëm.
Hulumtimi, trajtimi dhe këshilla duhet në fund të fundit, të bazohen në njohuritë teorike.
2. ” A duhet një terapeut t’a masazhoj të gjithë trupin e pacientit sepse problematika reflektohet në një pjesë tjetër por mund të ketë prejardhjen nga një zonë tjetër trupore?“
Së pari duhet bërë një ekzaminim të plotë pastaj sipas arsyeshmërisë klinike nëse kërkohen edhe teste manuale qofshin ato ortopedike, neurologjike apo muskuloskeletale për të provuar se cili është shkaktari i simptomave.
Kjo ndodhë poashtu tek rastet e komprimimit të nervave ku simptomat përhapen nëpër pjesë tjera trupore apo tek Pikat e Triggerit (Trigger point) ku simptomat mund të shfaqen dikund tjetër larg nga epiqendra e dhimbjes.
Ka gjithashtu situata ku trupi kompenson modelin e lëvizjes për shkak të dhimbjeve ose problemeve të lëvizjes dhe simptomat ndodhin në zona të tjera.
Sidoqoftë, varësisht nëse simptomat tuaja janë lokale ose që kanë ndikim nga pjesë të tjera të trupit jo të vërtetuara mjekësisht , pra në këto raste nuk duhet që i gjithë trupi të trajtohet.
3. ” A duhet të ekzistojë një garë sikurse në mes partive politike se cila kategori profesionale terapeutike është më e mira?“
Unë jam shumë skeptik ndaj terapeutëve që theksojnë se vetëm ata mund të mjekojnë një lloj të caktuar të problematikës mjekësore.
Për fat të keq, disa punëtorë shëndetësor / terapistë por edhe pacientë, theksojnë se një profesion i caktuar është më i mirë për arsye të ndryshme.
Por ato opinione janë të bazuara vetëm në mendimet e tyre personale por që nuk janë të vërtetuara me fakte.
Në shumë raste ekzistojnë më shumë disciplina mjekësore që janë relevante dhe kanë si fushë-veprim t’a rregullojnë atë bezdisje shëndetësore.
Si pacient, ju nuk duhet të jeni të fiksuar pas titujve shkencorë profesional por të krijoni një urë besimi dhe një mardhënie profesionale me terapistin / mjekun tuaj.
Punëtorët shëndetësor të përgjigjen me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë mjekësor, me vullnet dhe vetëdije të plotë për të vënë mbi gjithçka interesin e të sëmurit, si kërkesë dhe parim themelor i Kodit të Etikës dhe profesionalizmit mjekësor.