Ka qe prej muajit janar qe nuk e kam shkru as edhe nje opinion te vetem mbi zhvillimet politike e sociale ne vend. Gati 1 vit i kam percjelle zhvillimet i distancum, kryesisht tu u informu prej portaleve e televizioneve. Kam pase shume sene me thone por kam heshte. Sidoqofte:
1. Albin Kurti mbetet politikani me vizionar i koheve te fundit. E ka pase me vend per shume qeshtje, perfshire: qasjen ne dialog, intervenimet ne veri, gazi amerikan, Grenelli, qeshtja e Presidentit etj.
2. Shqetesuese mbetet qeverisja ne punet e brendshme. Zvarritja e projekteve si ajo e Autostrades se Gjilanit, stadionit etj. Disa projekte tjera te kryera shkel e shko, mos profesionalizmi ne shume dikastere qeveritare si dhe pafuqia per te bere diçka rreth pikes 3 dhe 6 me poshte.
3. Tek vrasja e grave si dhe deshtimi i institucioneve per reagim e angazhim eshte faj i te gjithe atyre qe kane qeverise ma heret. Nje pjese te madhe te fajit e ka sistemi ndertuar nder vite, duke punesuar gjyqtare, prokurore e police te korruptuar. Dihet se kush e ka ndertu kete sistem.
Veç gjate ketyre dy viteve, ne Gjilan jane penzionuar gjyqtar e prokurore te super korruptuar dhe vazhdojne te gezojne penzionin neper villat e banesat e ndertuara me para te gjakut. Ketu ka faj edhe Qeveria Kurti, ngase ka premtu Vetting dhe reforma ne drejtesi, te cilat nuk ka arritur t’i jetesoj.
Eshte prite shume ma shume, perkunder bllokadave dhe veshtiresive, ka pase mundesi me gjete rruge dhe menyra kreative.
4. PDK e nisi nje reforme te brendshme e cila fatkeqesisht po behet shume e veshtire me u realizu. Elementi kriminal brenda partise ka vazhdu me u fuqizu duke e pengu reformen, si dhe eshte zgjate edhe tek partite tjera opozitare.
5. Per LDK-ne, çka me thone… as mish as peshk.
6. Nuk jam njeri i konspiracioneve, ama jam thellesisht i bindur qe disa persona qe dalin ne televizion si dhe disa figura tjera publike jane shume te dyshimte dhe punojne me agjenda te fshehta. Koha ka me deshmu kete shume shpejt.
Nje gje e kam mesuar nga pervoja. Jo detyrimisht duhet me pase fakte per diçka per me bo ate te vertete. E verteta nganjihere nuk kerkon as fakte, te pakten jo tash per tash, ato vijne me vone.










