Mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë paralajmëruar protestë të mërkurën, më 21 shtator.
Sipas komunikatës së lëshuar nga Shoqata Sindikale e QKUK-së, të mërkurën në ora 10:30, para Qendrës Emergjente në QKUK, do të mbahet protestë simbolike.
“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të mbajtur me 13.09.2022,u vendos që ditën e mërkurë me 21.09.22 në orën 10 e 30h para Qendrës Emergjente të mbahet protestë simbolike me kërkesat: Rritje pagash për 50% deri në implementimin e Ligjit të Pagave, rritje e investimeve në shëndetësi për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit, miratimi i Ligjit të Pagave dhe implementimi i tij nga janari 2023. Këto kërkesa adresohen me arsyetim: për shkak se pagat nuk janë e rritur as sipas rritjes ekonomike që nga viti 2014, rritja e inflacionit mbi 19% i cili ka pamundësuar mbulimin e shpenzimeve bazike jetësore”, thuhet në njoftim.