Islam Rashiti, kirurgu mjek kujdestar si dhe doktori Jashar Jashari kanë treguar rreth gjendjes së pacientëve të shtrirë në Spitalin e Gjilanit, pas aksidentit të tmerrshëm që ndodhi sot në këtë qytet.
Sipas tyre, numri total i të lënduarve është 27. Të njëjtit janë shtrirë në spital dhe gjendja e tyre është stabile.
Ndërsa, tashmë i ndjeri, Qerim Çoqaj, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
“Tetë prej tyre janë hospitalizuar dhe tre janë dërguar në QKUK”, kane shpjeguar ata.