Një 21-vjeçar nga Gjilani ka mbetur i vrarë mbrëmë në lagjen “Arbëria”, derisa një i ri tjetër ka mbetur i plagosur.
Doktori Suad Haliti që e ka pranuar këtë rast ka bërë të ditur se viktima është Egzon Rafuna, për të cilin tha se ka arritur në spital pa shenja jete dhe pa puls.
Ndërkohë i plagosuri Valdrin Halimi është sipas tij me parametra stabil dhe ka dy plagë me armë zjarri në regjionin e veshkës.
“Pacienti Egzon Rafuna, ’99-sh prej Gjilani ka ardhur (në Spitalin e Gjilanit) rreth orës 20 e 55 minuta pa shenja jete. Pa puls, pa tension, pa frymëmarrje me bebëza maksimale të zgjeruara, jo aktive në dritë. Në ekzaminim fizik vërehet një plagë me armë zjarri që e ka një vrimë hyrëse në regjionin e gjoksit, majtas. Një gërvishtje e ka e ka në krahun e majtë dhe gjakderdhje prej gojës. Është kërku pastaj që pacienti të dërgohet te obduskioni. Pacienti tjetër është Valdrin Halimi, ai është sjellë rreth pesë minuta më herët. Ai ka dy plagë me armë zjarri”, ka thënë Haliti për Klan Kosovën.