Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore merr në Mbrojtje të Përhershme dy objekte Kulturore të Gjilanit.
QRTK GJILAN
Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan ka bërë një punë të rëndësishme në fushën e trashëgimisë gjatë vitit 2022. Ka përplotësuar të dhënat e kërkuara duke përgatitur 12 dosje për Mbrojtje të Përhershme, ku 10 prej tyre janë nga Rajoni i Gjilanit dhe 2 nga Rajoni i Ferizajt:
Atik Xhamia – Gjilan
Shkolla e muzikës në Gjilan (ish saraji i Mustafë Pashës) – Gjilan
Shtëpia e Zekirja Abdullahut – Gjilan
Shtepia e Muhamer Shabanit – Perlepnice
Objekti i ish depos ushtarake turke – Gjilan
Objekti i Kajmekamllakut – Gjilan
Kisha e Shën Anës në Dunav – Gjilan
Shtëpia e Haxhi Ahmetit – Viti
Teqja e Sheh Zenel Abedinit – Kamenice
Kisha e Shëndrrimit në Pasjan
Xhamia e Sinan Pashës – Kacanik
Kompleksi Kisha dhe Xhamia – Ferizaj
Qendra jonë ka përgatitur dosjet e objekteve kulturore sipas kritereve të formularit të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi.
E rëndësishme është konsideruar edhe përgatitja e perimetrit të zonës së mbrojtjes të këtyre aseteve të propozuara.
Dosjet e tilla, më pas janë dorëzuar në Komisionin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Përhershme. Dhe pas shqyrtimit të materialit të dorëzuar është konstatuar se dokumentacioni plotëson kriteret e përcaktuara dhe të njëjtat dosje i janë dorëzuar MKRS-së dhe Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Pas shqyrtimit të dosjeve, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka vendosur që gjatë vitit 2022 të marrë në MP dy asete nga Rajoni i Gjilanit: Atik Xhaminë dhe Shkollën e Muzikës, sot objekti i Muzeut etnologjik.
Pritet që gjatë vitit 2023 që Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore të marrë në mbrojtje asetet tjera të propozuara nga Qendra jonë.
Arton Hoxha, drejtor i QRTK – Gjilan