Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar ndaj raportimeve për anulimin e procedurave për ndërtimin e stadiumeve në Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan, duke sqaruar se këto procese nuk janë ndërprerë.
Sipas MKRS-së, stadiumet e Gjilanit dhe Pejës janë ende në fazën e vlerësimit, ndërsa rezultatet për to pritet të publikohen në ditët në vijim.
Ministria ka theksuar gjithashtu se asnjë kontratë ekzistuese nuk është anuluar.
Komunikata e plotë:
🔴 Sqarim Publik
Lidhur me raportimet e fundit të mediave për anulimin e procedurave për stadiumin e Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit, sqarojmë se ato nuk janë anuluar.
Sa i përket stadiumeve në Gjilan dhe Pejë, proceset janë në fazën e vlerësimit si procedura të rregullta dhe MKRS do të dalë me rezultate në ditët në vijim. Po ashtu, sqarojmë se asnjë kontratë ekzistuese nuk është anuluar.