Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar pezullimin e aktivitetit të prokurimit për punimet ndërtimore që lidhen me zbatimin e projektit të detajuar për rregullimin hapësinor, arkitekturën dhe inxhinierinë e rindërtimit dhe përshtatjes së Stadiumit të Gjilanit, në përputhje me Kategorinë IV të rregulloreve të UEFA-s për infrastrukturën e stadiumeve.
Ky pezullim është bërë si rezultat i paraqitjes së një ankese në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Vendimi për pezullim do të pasohet nga informacione të mëtejshme varësisht nga zhvillimet e procesit të ankesës.