Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, së bashku me kabinetin e tij ka vizituar Gjilanin, ku është pritur në takim nga kryetari i komunës, Lutfi Haziri, raporton Ekonomia Online.
Gjatë këtij takimi është biseduar për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit.Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se po synojnë një qytet të pastër dhe ekologjik.“Kemi dy të mira, e para nga ky moment fillojmë shënimin e aktiviteteve të Pavarësisë dhe duke dashtë me gëzu çdo ditë, jo vetëm këtë ditë.
Tashmë buxheti i miratuar bënë mbështetje. Ne synojmë me e bë qytetin e Gjilanit ekologjik. 100.000 euro grante të fituara do të shkojnë prapë në ambientin. Dhe do të vazhdojmë me i realizu premtimet tona”, tha Haziri.Ministri i MMPH-së, Famir Matoshi, foli rreth projekteve që do të fillojnë në komunën e Gjilanit dhe shifrën e projekteve të ndara, raporton EO.
“Fillimisht në takim folëm për mënyrën e implementimit të kohës, implementimit në projektet tona të përbashkëta. Komuna e Gjilanit ka meritu dhe ka nevoja më të mëdha që ne me i mbulu. Të fillojmë të kryejmë disa punë duke marrë për bazë përkushtimin e kryetarit për një mjedis të gjelbër.
Do të fillojmë me një projekt me 700 mijë euro në zonat e gjelbra. 250 mijë euro për lumin Mirusha, ndërtimi i lumit Dobërqan 550 mijë euro, rregullimi i shtratit të lumit Stanishorka 100 mijë euro. Nuk do të jenë të vetmet projekte. Do t’i mbjellim 11 fidanë nga 11 nxënës të moshës 11-vjeçare për 11-vjetorin e Pavarësisë”, tha ministri Matoshi.