Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor.
Me anë të një komunikate për shtyp thuhet se kjo thirrje bëhet tani për të gjithë drejtuesit e automjeteve për shkak të kushteve atmosferike nëpër të gjitha rrugët e Republikës së Kosovës, që të kenë me vete pajisjet dimërore në automjetet e tyre, si gomat e dimrit dhe zinxhirët përkatës.
Për drejtuesit e automjeteve veçanërisht kërkohet që ta përshtasin shpejtësinë në bazë të kushteve atmosferike dhe që ta mbajnë distancën e duhur në mes të automjeteve.
MMPHI thekson se janë të përgatitur për mirëmbajtjen dimërore të Autoudhëve dhe Rrugëve Nacionale dhe Rajonale të Republikës së Kosovës, si dhe që kompanitë e kontraktuara janë të furnizuara me kripë sipas kontratave dhe me pajisjet për pastrimin e borës.