Klubi Futbollistik “Drita” është duke u fuqizuar edhe më shumë. Klubit gjilanas tashmë i është shtuar edhe një aksionar i ri.
Kompania e njohur kosovare, “Mobileria Palma” me pronar Behar Shahini i është bashkuar Dritës si aksionar i ri.
Shahini tek “bardhekaltërit” do ketë 30% të aksioneve.
Tashmë edhe tek Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë figuron emri i Shahit si aksionar tek Drita.