Llapi dhe Drita nesër luajnë derbin e xhiros 15 të Ipko Superligës në Podujevë.
Kjo sfidë ka rëndësi të madhe për faktin se skuadra e cila humb do të ngecë në ambicien për titull të kampionit.
Andaj, të dy ekipet janë mobilizuar për këtë duel, veçmas gjilanasit që do të tentojnë t’i hakmerren Llapit për humbjen e pësuar në pjesën e parë të kampionatit.
Trajneri, Shpëtim Duro ka në dispozicion të gjithë futbollistët, teksa ka theksuar se do të udhëtojnë për fitore.