Shefja e diplomacisë së BE’së, Federica Mogherini ka deklaruar se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të kalojë në Këshillin e Sigurimit të OKB’së.
Mogherini nga New York’u i ka bërë thirrje Prishtinës që ta heq taksën dhe rifillimi i dialogut me Serbinë është i nevojshëm pasi do të arrihet marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve.
Për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë është e nevojshme heqja e taksës të vendosur nga Qeveria e Kosovës. Në të njëjtën ditë kur taksa të tërhiqet taksa, unë do të thërrasë një takim të ri në kuadër të dialogut për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që ka për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës “, ka thënë Mogherini.
Kjo marrëveshja përfundimtare sipas Mogherinit duhet të jenë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, por edhe të marrë mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB’së.
“Roli juaj është dhe do të jetë vendimtar, dhe ne jemi të gatshëm, dhe unë personalisht, kemi rastin ta intensifikojmë diskutimin me të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së,” tha Mogherini.
Mogherini ka treguar se BE nuk e përcakton se cila do të jetë marrëveshja përfundimtare, sipas saj palët do të gjejnë një marrëveshje që do të ishte e pranueshme për të dyja vendet.