Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka folur sërish rreth zhvillimeve të fundit, pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel.
Sipas tij, Kosova nuk është duke vuajtur për faktin se nuk ka kush ta nënshkruajë planin evropian, sepse e kanë dëshmuar të tjerët që janë të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë.
Madje, siç tha kreu i PSD-së, për këtë edhe po thyhen këmbët. Në fund, ai shtoi se do ta përmendte çdokund, në secilën studio, nëse kryeministri aktual nuk e pranon marrëveshjen.
“Kjo marrëveshje është e keqe për Kosovën. Nuk po na çon përpara. Ky është leximi im. Po them, do t’ia përmendja vazhdimisht, do ta duartrokisja Kurtin nëse nuk e nënshkruan”, tha ndër tjerash Molliqaj në Debat Plus.