Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Daradan Molliqaj, thotë se draft-statuti i Asociacionit i publikuar nga ish-kryeinspektorati i AKI-së, Burim Ramadani, është i frikshëm.
Molliqaj, thotë se ky draft-statut e gjymton funksionimin e shtetit dhe perspektivën e shoqërisë.
“E lexova Draftin e Asociacionit të publikuar nga Burim Ramadani. Nga shumë burime po del që ky është drafti që iu është prezantuar palëve. Është i frikshëm. E gjymton funksionimin e shtetit dhe perspektivën e shoqërisë”, ka shkruar kreu i PSD-së në Facebook.
Tutje, ai thotë se asnjë Asociacion nuk është i mirë, por ky që është publikuar është katastrofë.
“Asnjë asociacion nuk është i mirë, por ky që u publikua sot është katastrofë”.