Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka dërguar ftesë bashkëpunimi për liderët opozitarë brenda parlamentit dhe jashtë tij.
Ftesa e Molliqajt ka shkuar për kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku si dhe kryetarët e dy partive joparlamentare, Nismas Socialdemokrate dhe Lëvizjes për Bashkim, Fatmir Limajt dhe Valon Murati.
Sipas Molliqajt këta liderë kanë shprehur pakënaqësi me marrëveshjen e Ohrit.
“Sot, në emër të PSD-së, u kam dërguar ftesë për bashkëpunim liderëve të partive politike opozitare, z,Krasniqi, z.Abdixhiku, z.Limaj dhe z.Murati, të cilët kanë shprehur kritikat dhe mospajtimin e tyre me Qeverinë rreth çështjes së dialogut”, ka shkruar Molliqaj në Facebook. “Marrëveshja që Kurti ka sjellur është e dëmshme për Kosovën. Prandaj bashkimi kundër kësaj qeverie është domosdosshmëri”.
Kosova dhe Serbia janë dakorduar për planin evropian në Ohër, poqë nënshkrim nuk ka pasur. /Express