Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka shpërndarë numrin personal të telefonit të ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Ngjitur fotografisë, Molliqaj ka thënë se Murati nuk mund të jetë ministër i një Kosove të çliruar prej UÇK-së.
“Hekuran Murati s’mund të jetë ministër i një Kosove të çliruar prej UÇK-së. Ministër Murati, dorëheqje!”, ka shkruar ai.
Ditëve të fundit është bërë aktuale një status i vjetër i ministrit Murati, ku shkruante se për “këta tre muaj luftë të një ushtrie guerile dojnë me na dalë shumë ma shtrenjtë se ni ushtri e rregullt”.