Dardan Molliqaj, Kryetari i PSD-së, ka pasur edhe kritika ndaj opozitës parlamentare për të cilët tha se nuk e kanë kuptuar se pse Albin Kurti ka fituar zgjedhjet dhe pse e mban pushtetin. Ai madje shtoi se opozita “ka qenë herë e vetëshantazhume, herë e frikësuar e herë naive”.
“Jemi të vetëdijshëm që nuk ekziston një mbështetje e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit si parti e vetme. Sa i përket koalicioneve, ka më shumë së dy vite që i kemi mbyllur të gjitha bashkëpunimet e mundshme me partitë opozitare parlamentare. Jo për shkak të ndonjë stigmatizimit të moralshëm apo pamoralshëm nga të di unë që pushteti don me akuzu. Nuk kemi pasur çasje as kauzë të përbashkët, e poashtu përafrime programore”.
“Po të kishin qenë një a dy, kishin me qenë shumë ma lehtë. Besoj që Kurti ka me u sfidu, ka me u rrëzu një ditë kurdo që vendosin qytetarët e Kosovës, vetëm kur subjektet që janë sot kanë me kuptu edhe pse ka fitu Kurti, edhe pse Kurti po e mban pushtetin, por mbi të gjitha çfarë lloj pushteti. Nuk pres ndryshime të mëdha elektorale, por pas zgjedhjeve me pas reflektim në kampin opozitar. Opozita nuk e ka kuptuar fare se çka ka ndodhur në Kosovë. Opozita ka qenë here vetshantazhune, here e frikësuar, here naïve”, tha Molliqaj në Debat Plus.