Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, atëherë kryeministri Albin Kurti do të tallet me Partinë Demokratike të Kosovës.
Sipas Molliqaj, një opsion tjetër i gjithë kësaj është se nëse vendi shkon në zgjedhje, atëherë PDK-ja i ka shërbyer Kurtit, për të fituar.
“Ne jemi të bindur se opozita parlamentare e tash së fundi në veçanti, PDK-ja i ka shërbyer Kurtit. Diskutimi që do të bëhet edhe sot e në veçanti edhe në javën e ardhshme se a do të ketë tallje me PDK-në, në kuptim që vetëm e ka shfrytëzuar si xhoker për të humbur krejt vëmendjen prej diskutimeve që duhej të ishin rreth jo mos anëtarësimin të Kosovës në KiE, po betonizimit përfundimtar të draftstatutit të Asociacionit të propozuar nga QUINT. Apo do shkojmë në zgjedhje që do ti shërbejnë për kauzën elektorale Kurtit. Nuk ka asnjë dilemë që njëra do të ndodhë, asnjëra nuk ka as dobi qytetare e as opozitare”, ka thënë Molliqaj në RTV Dukagjini.
Sipas Molliqaj, të dy opsionet e tij i shërbejnë partisë në pushtet dhe opozita të dorëzuar para Kurtit.
“Nëse vendi nuk shkon në zgjedhje është tallje, nëse vendi shkon në zgjedhje është shërbim përfundimtar për Kurtin. Mund ta quash vetën serioz apo jo, me rëndësi është qysh të shohin të tjerët dhe si vepron ti. Në rastin konkret nuk asnjë dilemë që janë dy opsionet e vetëm i shërben partia në pushtet.
“Nëse i tall i tall, nëse shkon në zgjedhje, është sepse ai po dëshiron me shku, jo për shkak të votave të PDK-së. Se po të ishte duke u rrëzu nga votat e opozitës kjo të ishte merite e konkrete dhe drejtë. Pa votat pushtetit nuk ka rrëzim, prandaj është vetërrëzim. Në këtë drejtim ia kanë jep një bonus të barasvlershme që ia ka jep LDK-ja kur ia ka zgjedh presidenten”, ka shtuar Molliqaj.