Dardan Molliqaj, i cili është kryetari i PSD-së ka reaguar me një shkrim në Facebook, në lidhje marshin për drejtësi që u mbajt sot në sheshet e Prishtinës.
Molliqaj ka thënë së gjurma e UÇK-së shkeli sot sheshin. Kreu i PSD-së, nuk la pa përmendur edhe Qeverinë për të cilën thotë se është “anti-UÇK”.
“Ajo çka sot pamë në Sheshin e Kryeqytetit është gjurmë nga përpjekja çlirimtare e organizuar në ushtri e që arriti fitoren, përkundër gjasës. Fuqia dhe e vërteta që ngërthen UÇK-ja na organizuan edhe sot, kundër gjykimit politik që po i bëhet drejtuesve të saj.
Një rëndësi shtesë që ka protesta aq e madhe sot është që po ndodhë përkundër frymës anti-UÇK e instaluar në këtë qeveri”, ka shkruar ai.