Lajmet Qendrore në Televizionin Publik të Kosovës kësaj here janë penguar nga aktisitet e Partisë Social Demokrate duke protestuar me pankarta.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka publikuar pamje nga futja e aktistit me pankart në të cilën shkruhej Televizioni i Kurti.
Postimi i plotë:
Lajmet e televizionit publik tash e tutje janë lajmet e partisë. Redaksia tash është Qeveria. Policia nuk është më veç në rrugë. Ajo vjen përmes filtrave të censurës. Garanton Rilind Gërvalla, drejtor i televizionit, i deleguar nga Partia-Shtet.
Emërimet partiake nëpër ndërmarrje e agjenci janë bërë pjesë e përditshmërisë. Por, ky nuk është emërimi i radhës. Me këtë emërim pushteti na hyn nëpër shtëpi. Për të na treguar si duhet t’i kuptojmë veprimet e tij. Por, qytetarët tanë e kanë kaluar, dhe nuk do të kthehen me në kohërat e errëta ku jeton ky regjim. Liria do t’i gjejë rrugët e saj.