(Përditësuar ora: 12:55)-Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku ka folur edhe për vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyes Civil (KPMSHC), në rastin e ish-sekretarit të KPK-së, Lavdim Kransiqi.
Vendimi KPMSHC, i cili e ka kthyer në rivendosje rastin e ish-sekretarit të KPK-së Lavdim Kransiqi, ku në këtë vendimin thuhet se arsyetimi i vendimit për ndërprerje të marrëdhënies së punës së Krasniqit është i mangët dhe i pamjaftueshëm, pasi që i njëjti nuk përmban bazën ligjore të vendimit dhe arsyen pse është e zbatueshme në rastin konkret.
Në lidhje me këtë kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, tha se janë duke e rishqyrtuar këtë vendim.
“Fakt qe është kthyer ai vendim, nga ata kanë aludua që kanë gjet ato lëshim, jemi ka e vlerësojmë, kanë kërkuar me e rivlerësua, edhe kur e rivlerësojmë ju tregojmë edhe juve arsyet e kthimit të këtij vendimi në rishqyrtim” u shpreh ai gjatë kësaj konference. /BetimipërDrejtësi.
Nga paga 1500 euro në pagë rreth 3000 euro, Maloku thotë se nuk kishte pengesa në avancimin e ish-kryesuesit të KPK-së, Bahri Hyseni
(Përditësuar ora: 12:35)- Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku i pyetur nga “Betimi për Drejtësi”, për avancimin e ish-kryesuesi të KPK-së, Bahri Hyseni, nga Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ai tha se për këtë avancim nuk ka pasur pengesa.
“Këshilli e ka një komision për transferim dhe avancim. Ky komision ka vlerësuar punën e prokurorit. Ne besojmë që nuk ka pas pengesa për avancim, komisioni ka vendos njëzëri për avancimin e tij”, u shpreh ai.
Ky kalim në pozite ishte bërë nga shkalla më e ulët në shkallën më të lartë të sistemit prokurorial, ku nga një page nga 1500 euro në një pozite me page që shkon afërsisht 3000 euro.
Për këtë Maloku tha se vet ardhja e tij në pozitë i ndërron edhe të ardhurat e tij personale, e që për këtë sipas tij, nuk vendosin ata./BetimipërDrejtësi.
Maloku: S’ka procedurë displinore ndaj kryeprokurorit Lumezi, nuk ishte direkt i involvuar në përgjimet e publikuara
(Përditësuar ora: 12:25)- Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku tha se nuk ka pasur nevojë që të merren masa disiplinore ndaj kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit në rastin e disa përgjimeve të publikuara nga media online ‘‘Shqip.com’’.
“Jo nuk ka edhe s’ka mundur te ketë, aty përmenden shumë emra tjerë, është përmendur por s’ka qenë pjese e asaj që thuhet aty, s’kemi pas arsye’’, u shpreh ai.
I pyetur nga hulumtuesi i lartë i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, rreth kësaj çështje, ai tha se kryeprokurori Lumezi është lakuar prej akterëve të ndryshëm, por s’ka qenë pjesë direkt i involvuar në këtë rast.
Ndërkaq, për prokuroren e Departamentit të Krimeve të Rënda në Prishtinë, Shemsie Asllani Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte themeluar panel hetimor për të zbardhur rastin e përfshirjes së saj në skandalin e audio-incizimeve të publikuar nga shqip.com.
‘‘Ne menjëherë kemi marrë masat tona, Këshilli e ka bërë trupin e vet, ka bërë panelin e vet, për shkaqe objektive ka ardhë deri te kjo shtyrje, ne jemi në procedure e sipër, këtë rast do ta kemi në vitin tjetër në takimet e para’’, tha ai.
Ndërsa, sa i përket vonesave, ai shtoi se kanë qenë për shkaqe objektive, prandaj ka ardhur deri tek vonesa.
Më 30 korrik të vitit 2021, media online “Shqip.com” ka publikuar disa incizime, në të cilat sipas raportimit, përfshijnë disa zyrtarë të lartë, në mesin e të cilave, edhe prokuroren e Departamentit të Krimeve të Rënda në Prishtinë, Shemsie Asllani.
Ndër të tjera, në këto incizime, përmendet edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ku sipas raportimit, rezulton se ka qenë në shtëpinë e prokurores Shemsie Asllani me disa persona të tjerë, për të cilët ka foto dhe incizime. Kryeprokurorit Lumezi në bisedë i referohen si Leka.
Në këto incizime përmendet edhe anëtari i Këshillit Gjyqësor, Driton Muharremi si dhe Drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu.
Gjyqtari Driton Muahrremi pas publikimit të audio-incizimeve nga portalin Shqip.com, ishte dorëhequr edhe nga anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).
Pas këtyre, përgjimeve, gjyqtari Muharremi, me vendim të Këshillit Gjyqësor, nga Gjykata e Apelit ishte transferuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe më pas kishte dhënë dorëheqje edhe nga pozita e gjyqtarit.
Maloku u pyet nëse kanë bërë diçka në rastin e vrasjes se Sebahate Morina nga ish- bashkëshorti i saj, ku sipas Avokatit të Popullit dhe disa organizatave të shoqërisë civile, Prokuroria Themelore në Prishtinë Sebahate Morinës i’a ka shkelur të drejtën në jetë.
“ atë opinion e kemi pranuar, kjo kur ka ngja ndoshta nuk kemi qene këtu, por e dimë qe opinion i popullit është dërguar të përgjegjësit e kësaj prokurorie”, u shpreh ai.
Maloku shoti se nuk i kanë ikur përgjegjësisë dhe shtoi se nuk e dinë se nëse i është dërguar të paktën telegram ngushëllimi familjes se tani të ndjerës.
Kryesuesi i KPK-së: Kemi qenë pjesë e grupit punues për Vettingun, koncept-dokumenti është miratuar pa dijen tonë
(Përditësuar, ora: 12:16)- Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku tha se kanë qenë pjesë e grupit punues të Vettingut, por pa dijen e përfaqësuesve të tyre, koncept-dokumenti është dërgur për miratim.
“Ne edhe ju jemi të njoftuar se kemi qenë pjesë e grupeve punuese të Vettingut, kemi dërguar përfaqësuesit tonë nga Këshilli, pa dijen e përfaqësuesve tonë është dërguar një dokument për miratim”, tha ai.