Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Pronari i furrës , A.M ka vrarë me armë zjarri punëtoren e tij, N.H e më pas edhe vetën.
Sipas informacioneve që posedon Gazeta Insajderi, dy trupat e pajetë të viktimave janë gjetur tek një nënkalim që është afër furrës.
Gjithnjë sipas burimeve të Gazetës, se dy viktimat nuk kanë lidhje familjare mes vete.
Ndërkaq, media lokale, Veriu Info, ka publikuar një video të re, ku sipas pretendimeve të tyre burri i gruas së vrarë ka arritur në vendin e ngjarjes, dhe shihet në gjendje të rëndë.