Lufta është gjëja më e keqe për njerëzimin. Jetë të pafajshme, prona të shkatërruara, ekonomi e rrënuar.
Rusia sulmoi Ukrainën mëngjesin e së enjtes. Kjo shkaktoi një situatë pasigurie në popullatë. Mjaft qytetarë morën rrugët për t’i shpëtuar më të keqes.
Mijëra ukrainas kanë dalë në rrugë për t’i shpëtuar situatës që mund të përshkallëzohet në orët në vijim.
Në një video prekëse tregohet një baba ukrainas që dërgon vajzën dhe gruan e tij në zona të sigurta dhe rikthehet vetë në front.
Ai përkëdhel vajzën duke i uruar shëndet dhe duke i thënë se gjithçka do të shkojë mirë.