Shkruan: Izmi Zeka
I prekur thellë nga tërmeti në Shqipëri me viktima në njerëz, gjithsesi secili shpreh solidaritet dhe përkrahjen në forma të ndryshme, por edhe kjo ndihmë duhet të bëhet në mënyrë që të ju jepet ndihma të prekurve por jo të behët politikë dhe marketing me ndihmën që jep. E bash kjo ndodhi, për të cilën konsideroj se një rol shume pozitiv ka edhe media, por kur filloi të shërbej si reklamë, atëherë këtu konsiderohet se ka devijime. Nëse do te ishte realiteti një momentum sikur ky, atëherë del se ne jemi të përkryer si shoqëri, por në realitet secili e dimë se njeriu nuk është i përkryer dhe aq më pak personat qe karrierën e vet politike, ekonomike/bërjen biznes apo artistike e kanë me fillime jo fort të pastra.
***
Konsideroj se përdorimi i rrjeteve sociale dhe mbi këtë reference media plasimin e lajmeve të cilat, shumica ka qëllim selfiet nga vendi i tërmetit, kjo do të duhet të trajtohej si abuzive dhe e dëmshme për vetëdijen e shoqërisë. Dihet se filozofët kanë debatuar për natyrën e ndërgjegjes ndër vite mirëpo në rastin tonë më vjen ndërmend William James që e përkufizoi ndërgjegjen si kapacitetin për të qenë i vetëdijshëm për përjetimet dhe njohuritë.
Në këtë realitet shoqëria jonë duke akceptuar informata nga media në mënyre absolute dhe pa vetëdije kritike dhe vlerësuese vërehet se shoqëria nuk është e vetëdijshme se si dhe çka po përbin si lajme dhe cili është realiteti ne aspektin etik. Portalet po ja bëjnë rregullat e lojës dhe jo shteti me mekanizmat e vet demokratike….