Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Suharekë ka diskutuar sot lidhur me vendimin e deputetes Albena Reshitaj, e cila doli kundër vendimit të partisë dhe mori pjesë në procesin e votimit për presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Sipas Bali Muharremajt, Reshitaj do të vazhdojë kontributin në partinë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.
Në bazë të diskutimeve konstatuam se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës”, tha Muharremaj.
“Ne jemi bashkë dhe do të veprojmë në shërbim të qytetarëve”, shtoi ai.
Njoftimi i plotë:
Kryesia e AAK-së Dega në Suharekë sot mbajti takimin e radhës, ku është diskutuar për tema të ndryshme nacionale, e veqanarisht rreth qëndrimeve të deputetes znj.Albena Reshitaj.
Në bazë të diskutimeve konstatuam se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në Aleancen për Ardhmerinë e Kosovës.
Ne jemi bashkë dhe do të veprojmë në shërbim të qytetarëve.
Bali Muharremaj
AAK garoi në zgjedhjet e 14 shkurtit me Ramush Haradinaj kandidat për president. Kjo parti kishte vendosur që të mos votonte apo merrte pjesë në ndonjë proces të tillë ku kandidat nuk do të ishte Haradinaj.
Reshitaj e cila mori pjesë në votim kishte dhënë dy arsye: pandeminë dhe ndikimin e Serbisë në Kosovë.