Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar edhe për një rast ‘keqpërdorim i besimit’.
Një person është arrestuar pasiqë i njëjti ka marrë një veturë me qiran ë “Rent a car” dhe nuk e ka kthyer sipas marrëveshjes, njofton policia e Kosovës.
“Gjilan 20.03.2021 – 17:00. Me datë 31.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte marrë një veturë me qira në një “rent a car”, dhe të njëjtën nuk e kishte kthyer sipas marrëveshjes, po ashtu nga ana e ankuesit është vërejtur se mungon libreza e qarkullimit të veturës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.