Sot gjatë ditë Nënkryetarja e Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, ka marrë pjesë në aktivitetin me moton “Kafja e Mëngjesit”, të ftuar ishin bizneset nga Komuna e Gjilanit shkruan Radio Star.
Morina-Bunjaku, ka thënë se në këtë takim është diskutuar për sfidat me të cilat po ballafaqohen bizneset në Gjilan.
Shkrimi i plotë:
Nënkryetarja e Komunës znj. Leonora Morina Bunjaku bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik z. Enver Shabani, me ftesë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë pati kënaqësinë të ftoj në organizimin e aktivitetit “Kafja e Mëngjesit”, bizneset e Komunës së Gjilanit
Së bashku me bizneset që ushtrojnë veprimtarinë në Komunën e Gjilanit, diskutuan për sfidat me të cilat po ballafaqoheni gjatë ushtrimit të veprimtarisë, e gjithashtu edhe alternativat për tejkalimin dhe krijimin e një klime më përkrahëse për zhvillimin e komunitetit të bizneseve dhe ekonomisë vendore në përgjithësi.
Gjithashtu, kjo mund të shfrytëzohet edhe si një mundësi shumë e mirë për rrjetizim ndërmjet bizneseve.