Mjekët e Gjilanit kanë nisur një punë që e bëjnë tash e pesë vite.
Ata po i kontrollojnë nxënësit e shkollave fillore në këtë komunë.
Këtë gjë e bënë edhe këtë të enjte.
E kontroll të rëndësishëm po i bëjnë edhe flokëve të fëmijëve.
Krejt kjo pasi që vitin e kaluar një numër goxha i madh, nxënësve në këtë komunë rezultuan se kishin morra në kokë.
E ky nuk është shqetësimi i vetëm.
Sipas, Zejdush Tahirit shqetësuese janë edhe rezultatet e fëmijëve sa i përket të pamurit.
Megjithatë përmirësime ka në higjienën e mbajtjes së dhëmbëve.
Por pavarësisht rezultateve nxënësit e kësaj ane e kanë mirëpritur ardhjen e mjekëve për kontrolle.
Ndërkohë shqetësuese gjatë viti të kaluar ishte prania e morrave në flokët e nxënësve.
Statistikat i tregon mjeku që edhe këtë të enjte po kryente kontrolle.
“95 nxënës kanë dalë në qytet dhe 91 në fshatra. Të gjithë që identifikohen që kanë morra menjëherë trajtohen edhe ju jepen shampona”
Ndërkohë, rezultatet pas kontrolleve ju dërgohen prindërve të fëmijëve në zarfe të mbyllura.