Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kjo javë e muajit nëntor do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.
Gjatë ditës së martë parashihet të ketë reshje të shiut.
Fusha termike do të ketë rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin deri 13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.