Publikimi i videos së vrasjes së Agonis Tetajt nga shefi i tij derisa ishte në vendin e punës ka nxitur reagime të shumta, meqë prokurorit që i ishte transferuar lënda nga Peja në Gjilan kishte rikualifikuar veprën nga “vrasje e rëndë” në “vrasje nga pakujdesia”.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe gazetari kosovar, Milot Hasimja. Ai ka thënë se biznismenët në Kosovë nuk duhet t’iu blejnë fëmijëve të tyre armë apo kerre të shtrenjta, por bursa për studim jashtë vendit.
“Te nderuar biznesmena qe ju ka ra parja krese shume shpejt, mos ju bleni fmive alltija, X6, blejauni ka 1 burse ne Harvard apo kudo, i murret ne qaf edhe veten edhe ata”, ka shkruar ai. Sot Kryeprokurori i shtetit ka vendosur që lëndën e vrasjes së Agonis Tetajt t’ia delegojë një prokurori tjetër, derisa ka ftuar Gjykatën të mos marrë vendim lidhur me këtë rast.