Shkruan: Arbër Jashari
Hala pa e shti n’dhe xhenaze(viktimen e akaidentit), çohen alamet hoxhallaresh, veprimtaresh, e patriotash(sigurisht më qellim të mirë), e i bajnë presion familjes se shkretë, me ja fal gjakun shkaktarit të aksidentit.
E baba, nana, vllau etj., perveq dhimtes qe e kanë, n’emen të një gjesti te madh moral, detyrohet me iu nenshtru ketij presioni, e m’i shtri “doren e pajtimit”.
O njerez,jemi në shek. 21, nuk kem nevoje me u sherby me metoda të vjetra.
Ne Kosovë ka shtet, ka ligje, ka prokurori, ka gjykata. Prandaj, kur t’vinë emisaret me lypë falje, a ban mos m’i pranu hiq.Thjeshte thuni atyne, se ja kena lane drejtësisë këtë punë, as nuk po ua falim, as nuk po hakmerremi.
Perndryshe, dine se keta “të falurit”, në të shumten e rasteve, veq nese nuk munden hiq se ka me e “rrutullu gjyqin” per m’i ik pergjegjesie.
S’kane me lane mjet pa perdor. More deshmitarë,ekspertiza, superekspertiza, supersupereksperiza. Kane mu mundu që me ndiku në prova ose me i interpretu në favor tyne. E qebesa kane me u perpjekë që viktimen e komunikacionit gjithqysh m’i nxjerre fajtor ose pjeserishtë fajtor, veq që i pandehuri m’u denu sa ma pak. E krejt ne fund kane me ua keqperdore edhe gjestin tuaj të fisnikërise dmth “faljen”, tuj thanë se ky fakt duhet te merret si rrethane lehtesuese, gjate shqiptimit të denimit. E tham nga pervoja 12 vjeçare neper gjykata.
Prandaj të nderuar familje të demtuara, mos ja falni, por luftoni deri në fund të procesit qe fajtoret te ndeshkohen meritorisht.
Per hirë te drejtësisë per viktimat. Per hirë te parandalimit të aksidenteve tjera.