Mos lejoni që vendi të nëpërkëmbet!
Nuk është e ndershme dhe e shëndoshë për demokracinë që vendi të lihet “peng” të një personi apo “disa” personave, pa vënë theksin vetëm në një periudhë, por që nga paslufta.
Nevoja për ngritjen e bashkëpunimit në mes subjekteve, individëve jashtë politikës të cilësuar si ekspert të fushave të ndryshme, por edhe nga subjektet opozitare, natyrisht pa lënë anash edhe edhe shoqërinë civile, tani mund të thuhet se është një domosdoshmëri!
Nga ky mosbashkëpunim, mirëqenia sociale tek shtresa e mesme dhe ajo ulët e qytetarëve mund të themi lirisht se nga ngecur.
Po ti kthehemi pak kohës, dhe të shohim ecurinë politike, e deri tek liberalizimi i vizave, Kosova dhe populli i saj kanë kaluar nëpër sfida të vështira, duke u munduar ti përmbush standardet e vëna nga BE-ja, e që ishin standarde numërikisht më shumë se sa i kishin vendet e tjera.
Pra, qytetarët kanë bërë sakrificë si në luftë ashtu edhe në paqe, dhe nevoja që kjo sakrificë të përkthehet në mirëqenie është e madhe.
Tani, jemi të vetëdijshëm se rezultatet e demokracisë shihen edhe në zgjedhje të ndershme, por nuk duhet të mbarojnë aty.
Ne duhet të sigurojmë që ligji mbi zgjedhjet të zbatohet në plotni, të ruhet integriteti dhe pavarësia e institucioneve, të cilat janë ndërtuar me mund, dhe të përkushtohemi në maksimum që ti forcojmë ato, duke bashkëpunuar dhe vepruar gjithnjë me rregulloret, ligjet dhe kushtetutën e vendit.
Andaj, pushteti vie nga populli dhe i takon popullit, si një bashkësi e lirë, demokratike dhe prosperuese.
Koalicioni “Për Familjen”, nuk ka qëllim të ndajë dhe krijojë ndasi në shoqërinë kosovare, por synim ka të ruajë, ndihmojë dhe kultivoj traditën tonë kombëtare, të jetë në Kuvend, aty ku kuvendohet, aty ku vendi dhe qytetarët kërkojnë përgjigje.
Pra, platforma jonë politike nga e cila edhe jemi nisur drejt qytetarëve për ta kërkuar mbështetjen është kjo, ku secili kandidat i kësaj liste ka vlerë, traditë, moral dhe vendsoshmëri, dhe i denjë për ta quar kauzën tonë politike në vend.
Mos lejoni që vendi të nëpërkëmbet. Ky vend ka djem e vajza, burra e gra, që punojnë për të mirën e vendit, janë aty, por presin që ju t’i jepni mundësinë!
#27 Mrika Krasniqi Shala
Koalicioni Për Familjen 129