Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka bërë një reagim tjetër interesant kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Molliqaj përmes një posteri të publikuar ka thënë se shtrenjtimi i rrymës po bëhet pas shtrenjtimit të pothuajse çdo produkti bazë, raporton Gazeta Sinjali.
“Shtrenjtimi i rrymës po vjen pas shtrenjtimit të pothuajse secilit produkt bazik. Qeveria po i shërben kompanive private në kurriz të qytetarëve. Të mos habitemi nëse qeveria do të na sugjerojë të marrim kredi për rrymë”, ka shkruar Mulliqi.
Partia Social Demokrate ka paralajmëruar se do të mbajë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë më 29 janar në orën 14:00. Kurse, gjatë ditës së sotme kjo parti ju ka dërguar ftesa deputetëve në Kuvend që të marrin pjesë në këtë protestë.