Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, gjatë Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci, i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me një gjuhë popullore amerikane, e jo diplomatike siç njihen ambasadorët.
“Gjyshi im, njëherë thoshte dhe më falni për natyrën e pagdhendur të saj (thënies): Nëse dëshironi t’i bashkoheni një klubi, mos urinoni në dyert e shtëpisë së klubit”, ka deklaruar ambasadori amerikan.
Këtë dekalratë e ka komentuar Shpend Ahmeti, duke thënë se në anglisht shprehja e ambasadorit ishte akoma më e ashpër.
Përkundër kësaj, Ahmeti në “Pressing” të T7, ka thënë se kjo nuk ishte “shuplaka më e madhe amerikane”.
Ai tha se SHBA-ja dinë edhe më ndryshe. Ahmeti përmendi edhe masat ndaj Kosovës.
“Unë nuk mendoj që kjo është shuplaka më e madhe, shuplaka më e madhe janë masat që po merren se ato po kanë kosto për krejt neve. Mendoj që butë janë ka na dënojnë kapak kapak, SHBA-ja dinë edhe më ndryshe. Dinë edhe më të ndërpre më shumë fonde e plotë gjëra tjera me i bë”.
“Në lajme e pash që tha mos urinoni me i tha troç, në gjuhën angleze nuk e ka thënë mos urinoni, por mos p’rni. Me thënë kështu, po kërkoj falje, në gjuhën angleze e ka thënë troç”, ka thënë Ahmeti.