Dy burra nga Kamenica ia ‘panë sherrin’, një mosmarrëveshje të tyre që u raportua në polici.
Dje rreth orës 15, në fshatin Hogosht, një burrë kishte raportuar se është kanosur nga i dyshuari pas një mos marrëveshje që kanë pasur rreth një muri tek shtëpitë e tyre.
Më pas me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e te dy personave.
Gjatë kontrollimit te ankuesi i lartcekur janë gjetur dhe konfiskuar: 47-fishekë te kalibrit 12 milimetra , ndërsa te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar: triarmë zjarri te gjata, një pistoletë si dhe municion te ndryshëm 125 fishekë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.