Propozimi i masave të reja për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 ndonëse u tha se do të miratohen gjatë ditës së djeshme, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Arbresh.info, ka mësuar nga burime brenda partive në koalicion se ende nuk ka pajtim final mes ministrave që vijnë nga partitë politike LDK, AAK e NISMA Socialdemokrate, për vendosjen e këtyre masave.
Në orë 13:00, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të takohet me tre ministra të dikastereve të ndryshme për ti diskutuar masat e reja.
Zemaj është i bindur që masa të reja duhet të merren pas rritjes së numrit të ë prekurve me Covid-19.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi është kundër mbylljes së bizneseve.
Gjatë ditë do të mblidhet qeveria në menynë elektronik (Oline)